|
|
| Oraret e Zyrës: | |
| nga e hëna në të premte: | 9.00-18.30 |
| të shtunë: | 9.00-13.00 |
|
Informacione të Përgjithshme DOKUMENTE: pashaportë individuale. MONEDHA: njësia monetare është Lek-u. 1 euro është ekuivalent me rreth 140 Lek. Leku është i ndarë në 100 Qindarka. Shkëmbimi bëhet në zyrat përkatëse në hotele. ORARET: Dyqanet: orar të vazhduar; Bankat: 8.00-15.00. GJUHA: shqipja është gjuha zyrtare, po shumë arrijnë të shprehen rrjedhshëm në italisht. KLIMA: tipike mesdhetare me verë të nxehtë dhe dimër të butë me shumë reshje në perëndim të vendit, ndërsa klimë kontinentale në lindje. SHOPPING: objeketet më të mira të artizanatit gjenden në dyqanet e hoteleve. Bëhet fjalë për pjata dhe statuja prej druri, tapete dhe objekte në filigranë. Pija tipike është raki-ja. VIZITAT TIRANA: mëngjes: Muzeu Kombëtar, sheshi Skënderbe. Mbasdite: shëtitje panoramike në qytet, në varrezat e Dëshmoreve me monumentin e Nënës së Kombit, në liqenin artificial. KRUJA: vizitë në qytet, në muzeun e dedikuar heroit kombëtar Skënderbe dhe në muzeun etnografik. DURRËS: vizitë në qytet së bashku me muzeun arkeologjik dhe amfiteatrin. APOLLONIA: vizitë në muzeun arkeologjik dhe në gërmime. BERAT: vizitë në qytet së bashku me muzeun e ikonave të Onufrit. GJIROKASTËR: vizitë në qytetin muze, në kështjellë, në muzeun e armëve dhe në muzeun etnografik. SARANDË: vizitë në qytet, në gërmimet arkeologjike, në plazhin e Ksamilit dhe në Butrint. LEZHË: vizitë ne varrin e heroit kombëtar Skënderbe. SHKODËR: vizitë në kalanë e Rozafës, në Urën antike të Mesit, në muzeun e arkeologjisë dhe në muzeun e fotografisë Marubi. KORCË: vizitë në kishën e Metropolisë, në muzeun e ikonave, në shkollen e parë shqipe, në Voskopojë me kishat, veçanërisht në kishën e Shën Merisë. Këto janë disa nga pikat turistike kryesore, por Shqipëria ka dhe shumë pika të tjera qe ia vlejnë dhe vizitat në to varen nga koha që keni në dispozicion dhe interesi juaj. HOTELET: TIRANA: SHERATON TIRANA HOTEL &TOWERS: 5 yje, shtrihet në qendër të qytetit me një qendër tregtare dhe dëfrimi. Hoteli ka 151 dhoma, duke përfshire 50 suita. Ka restorant, piano bar, qendër fitnes, pishina dhe salla konferencash. TIRANA: HOTEL ROGNER, EUROPAPARK: 5 yje, pozicion qëndror. Të gjitha dhomat janë të pajisura me TV, telefon, minibar dhe fon. Hoteli ka restorant, qendër fitnesi, bar, sallë konferencash, pishinë, lidhje internet falas dhe fusha tenisi. Menaxhim austriak. TIRANA: HOTEL TIRANA INTERNATIONAL: 4 yje, pozicion qëndror. Të gjitha dhomat mundësojne shërbime private, kanë TV dhe telefon. Hoteli ka restorant, qendër fitnesi, bar dhe sallë konferencash. BERAT: HOTEL TOMORRI: 2/3 yje, pozicion qëndror, plotësisht i restauruar në 1995, ka restorant dhe bar. DURRES: HOTEL ARVI, HOTEL ADRIATIK. LIDHJE DETARE ME: Trieste, Ankona, Bari. LIDHJE AJRORE ME: Viene, Rome, Bolonje, Budapest, Athine, Stamboll, Frankfurt, Bari, Lubjane, Sofie, Milano, Prishtine, Mynih. |